E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim edhe një 28-vjeçare

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur me armë zjarri.

Në kuadër të operacionit “Informacioni” u vu në pranga shtetasi H. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Policia njofton se ky shtetas u kap në flagrancë në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 11, Durrës, në kohën kur kishte hyrë në banesë dhe, gjatë kontrollit, në brendësi të çantës marsup të tij iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak.

Në apartament, së bashku me të, ndodhej dhe shtetasja K. Sh., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.