Gëzim Zilja kundërshton projektin e Muzeut Hebraik: Të ndërpriten punimet, ish-Klubi Labëria të kthehet në muze

Gëzim Zilja kundërshton projektin e Muzeut Hebraik: Të ndërpriten punimet, ish-Klubi Labëria të kthehet në muze

13:06, 12/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Historiani dhe publicisti Gëzim Zilja ka reaguar lidhur me punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë, duke kërkuar ndërprerjen e projektit dhe rikthimin e ish-Klubit “Labëria” në një muze kushtuar historisë së Labërisë.

Zilja, së bashku me qytetarin vlonjat Ilirjan Haxhiraj, ka vizituar Muzeun Hebraik në ndërtim dhe godinën e Muzeut Etnografik. Ai shprehet se ish-Klubi “Labëria” ka një rëndësi të veçantë historike dhe se godina është dëmtuar ndër vite.

Sipas Ziljes, pas Shpalljes së Pavarësisë, në këtë godinë kanë vijuar aktivitetin shoqëri të ndryshme, ndërsa në vitin 1982 aty u vendos Muzeu Etnografik. Sot, sipas tij, muzeu është i mbyllur që prej nisjes së punimeve për Muzeun Hebraik, ndërsa godina paraqet probleme strukturore.

Zilja kërkon që punimet për Muzeun Hebraik të ndërpriten, duke kundërshtuar ndërhyrjet me hekur e beton dhe duke pretenduar se gjatë projektit janë rrafshuar edhe dy banesa karakteristike të shekullit XIX.

“Në godinën e ish-Klubit Labëria të rindërtohet Muzeu Labëria si një pasuri e pazëvendësueshme e trashëgimisë historike”, shkruan Zilja, ndërsa propozon që Muzeu Etnografik të zhvendoset në një tjetër godinë.

Ai u bën thirrje qytetarëve të ndajnë mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me ruajtjen e trashëgimisë historike të Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco