E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Kosova pret çlirimtarët”, nis “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Ilustrim · Vizion Plus

Ka nisur në Prishtinë “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, në prag të vendimit final ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, prej nga ka nisur marshimi në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktiviteti do të vijojë me interpretimin e Arbnora Zogianit, e cila do të këndojë “Pa duvak s’ka me u ba nuse”, ndërsa në kuadër të programit do të mbahen edhe një sërë fjalimesh.

Para të pranishmëve do të flasë Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, si dhe Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit, Bajram Sylejmani.

Pjesë e programit do të jetë edhe interpretimi i Arif Vladit me këngën “Marshi i UÇK-së”. Pas tij, fjalimet do t’i mbajnë Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, dhe Bedri Hamza, kryetar i PDK-së.

Në fund të manifestimit do të flasë Buna Mustafa, vajza e Sali Mustafës – Calit, ndërsa aktiviteti do të përmbyllet nga këngëtarja Shkurte Fejza me këngën e njohur “Mora Fjalë”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve ka ndërmarrë masa të veçanta sigurie.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.