Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Mrizi apo Rozafa”? Rama i përgjigjet gazetares, ndërhyn në debat edhe Altini i “Mrizit”: U bë VKM që ne po ecim; Rozafa krijon ekonomi “Made in Albania”

Shkruar nga Newsbomb
“Mrizi apo Rozafa”? Rama i përgjigjet gazetares, ndërhyn
Gjergj Luca, Edi Rama dhe Altin Prenga

Cilin model ka marrë përsipër të mbështesë qeveria shqiptare? Pse Rozafa e Gjergj Lucës merr prona me 1 euro ndërkohë që agroturizmi I Mrizit nuk është mbështetur? Pyetjeve të Rudina Xhungës në podcast Collab, kryeministri Edi Rama I ktheu një përgjigje të qartë, duke thënë se të dy kategoritë janë mbështetur. Luca sipas Ramës nuk ka përfituar asgjë, ndërkohë që ka krijuar një markë e një brand eksporti shumë të madh për Shqipërinë.

Ndërkohë për Mrizin deklaroi se me ligjet e politikat qeveritare të deritanishme, ka pasur sukses në industrinë e agroturizmit, falë edhe modelit të krijuar nga Altin Prenga.

Në këtë debat është përfshirë edhe vetë biznesmeni Prenga.

“Faleminderit Rudina, po shkruaj disa të vërteta këtu. Në fund të vitit 2012 Vogue Italy shkruajti nje artikull për Mrizin që doli në fillim të 2013 sikur disa media ndërkombëtare të tjera.

Pastaj qeveria aktuale nxori nje VKM për Agorturizmin, që na e lehtësojë shumë punën tonë.

Paguajme 6% tvsh sepse produktet që blejmë nga fshatarët dhe po të ishim me 20% do ishte shumë e vështirë dhe 5 përqind tatim fitim.

Dhe falë VKM janë hapur dhe shumë struktura të tjera, meqë ka lehtësira në taksë ndërtimore leje etj. Përtej kësaj ne nuk kemi marrë subvencione apo fonde, sepse s’kemi pasur nevoje.

Lidhur me kompaninë “Rozafa” mendoj e keni gabim. Kompania “Rozafa” nuk operon në zona prestigjoze apo të mbrojtura. Ajo ju ka dhënë vlerë disa objekteve të kalbura sikur ato në Labinot dhe Maliq që nuk do i kishte vënë në punë askush dhe po krijon ekonomi dhe punësim duke prodhuar ekselence “Made in Albania” dhe export, shkruan Altin Prenga në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese