Protesta kundër muzeut hebraik, reagon Rama: Do të kthehet në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës turistike

12 Shtator 2026 | 15:33

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik. Rama shkruan se protestuesit janë ngritur me disa pretendime te cilat i cilësoi si perverse dhe shpifarake që ndërtimet do të shkatërrojnë muzeun.

Ai theksoi se me kërkesën e tij Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria. Sipas tij ky muze do të kthehet në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike.

“Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës – një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik

Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Foka e Mesdheut shfaqet në brigjet e Radhimës, një vizitor i veçantë në Vlorë (VIDEO)

Një individ i Fokës së Mesdheut është vëzhguar në brigjet e Radhimës, në Vlorë. Gjitari i rrallë detar është filmuar gjatë një ekspedite në det,...
14:17 | 12/09/2026

Dënohet me 12 vite burgim minoreni që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, i riu që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të Maliqit, bashkëmoshatarin e...
12:56 | 12/09/2026

Arratisja si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet makina me kallashnikov

Autoritetet në Greqi kanë gjetur  një nga dy automjetet që dyshohet se janë përdorur gjatë arratisjes së një të dënuari shqiptar Gentian Çipi në Serres. Makina u...
12:45 | 12/09/2026