Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shiu i rrëmbyeshëm “pushton” Elbasanin, përmbyten rrugët dhe bllokohet qarkullimi

Shkruar nga Newsbomb
Shiu i rrëmbyeshëm “pushton” Elbasanin, përmbyten
Foto nga Elbasani

Një stuhi me reshje të dendura shiu ka përfshirë mesditën e sotme qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të mëdha uji dhe probleme në qarkullim.

Sipas informacioneve paraprake, disa prej rrugëve të qytetit janë përmbytur, ndërsa në zona të caktuara edhe trotuaret janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve.

Probleme janë shfaqur edhe në qarkullimin e automjeteve. Ujërat e grumbulluara kanë ngadalësuar lëvizjen dhe kanë krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve në disa prej akseve rrugore.

Situata paraqitet problematike edhe në disa akse rrugore kombëtare që lidhin Elbasanin me qytetet e tjera, ku reshjet e dendura kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese