“Marshi për liri” në Prishtinë, qeveria e Kosovës: Paraqitje dinjitoze
Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar këtë të shtunë duke falënderon organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë. Qeveria gjithashtu shprehu mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi.
Qeveria vlerësoi në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu gjithashtu ka reaguar lidhur me marshimin duke falenderuar organizatorët dhe qytetarët. Ajo theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim.
“Falënderoj organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që sot dolën në Prishtinë për ta shprehur paqësisht dhe me dinjitet një qëndrim që në Kosovë ka qenë dhe mbetet i qartë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. Ajo erdhi pas viteve të shtypjes dhe dhunës së një regjimi që përdori gjithë aparatin e vet shtetëror kundër shqiptarëve në Kosovë.
Marshi i sotëm tregoi se ky qëndrim mund të shprehet fuqishëm duke ruajtur njëkohësisht qetësinë dhe dinjitetin. Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë”, tha Haxhiu.
Marshi, i organizuar nga lëvizja qytetare “Liria ka Emër”, zhvillohet në një periudhë kur procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën përfundimtare. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin si datën e shpalljes së aktgjykimit, pas më shumë se tre vjetësh nga nisja e gjykimit.
Katër të akuzuarit përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar të gjitha akuzat. Protesta e sotme nuk është e para që organizohet në Kosovë kundër Gjykatës Speciale apo në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në prill të vitit 2023, një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre. Protestuesit e cilësuan procesin si të padrejtë dhe shprehën përkrahje për luftën e UÇK-së.
‘Marshi për Liri’ në Prishtinë, mijëra njerëz mblidhen në mbështetje të krerëve të UÇK
Vuçiç: Kam dëgjuar se Thaçi do të marrë dënim të rëndë
BE kërkon respektimin e verdiktit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së: Vendimi mund të apelohet
- 16:21 “Requiem for the Living”, koncert në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit
- 16:07 Zhbllokimi i pagave të magjistratëve, reagon sërish Rama për vendimin e Gjykatës Administrative
- 15:53 Reshje të dendura shiu në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë (VIDEO)
- 15:42 Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, le të punësojnë amerikanë
- 15:33 Protesta kundër muzeut hebraik, reagon Rama: Do të kthehet në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës turistike
- 15:16 Samiti në Indi, grupi i kombeve BRICS kërkon përmbajtje maksimale në Lindjen e Mesme