Granit Xhaka ka zbuluar arsyen e vërtetë pse vendosi të mos largohej nga Sunderland, pavarësisht interesimit konkret nga Chelsea.
Mesfushori shqiptar e cilësoi interesimin e klubit londinez si një “privilegj të madh”, por theksoi se angazhimi i tij ndaj Sunderlandit ishte i qartë.
Chelsea, me Xabi Alonson në krye, kishte tentuar ta transferonte Xhakën gjatë verës, duke ofruar rreth 8 milionë paundë.
Megjithatë, oferta u refuzua nga Sunderland, ndërsa 34-vjeçari nuk kishte ndërmend të largohej pas vetëm një sezoni.
“Kur nënshkrova këtu, kishte një plan dhe plani ishte t’i përmbaheshim këtij projekti”, deklaroi Xhaka.
Ai tregoi se synimi i tij është të ndërtojë diçka të rëndësishme me klubin anglez dhe të shijojë futbollin evropian me Sunderlandin.
Xhaka pranoi se rikthimi te Xabi Alonso do të ishte joshës, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta ndryshuar vendimin e tij.
“Është privilegj i madh që një klub si Chelsea të dëshiron një lojtar gati 34-vjeçar”, tha ai.
Por mesfushori shqiptar këmbënguli se projekti te Sunderland nuk ka përfunduar ende dhe se dëshiron ta çojë ekipin në një tjetër nivel.
Xhaka iu bashkua Sunderlandit në verën e vitit 2025 nga Bayer Leverkuseni për rreth 15 milionë euro.
Ai ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028.
© SYRI.net
E rrahën dhe e lidhën, partnerja shtatzënë u sulmua: Gjykata dënon me 9 vjet burg grabitësin e Donnarummas
Lazio dhe Milan përballen në Olimpico, dy skuadra ende të pamposhtura në kampionat
Sot super-sfida në Premier League, Arsenal përballë Sunderlandit, Liverpool pret FulhaminBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: