Zhbllokimi i pagave të magjistratëve, reagon sërish Rama për vendimin e Gjykatës Administrative

12 Shtator 2026 | 16:07

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative e cila zhbllokoi pagat për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatën e Durrësit. Rama në reagimin e tij ka ndarë të dhëna teksa shton se sa do të merrte çdo gjykatës në dorë si shumë të prapambetur nëse sipas tij ministri i financave do të shkelte ligjin.

“Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani.

Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje të dendura shiu në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë (VIDEO)

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të mëdha uji dhe probleme...
15:53 | 12/09/2026

Protesta kundër muzeut hebraik, reagon Rama: Do të kthehet në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës turistike

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik. Rama...
15:33 | 12/09/2026

Foka e Mesdheut shfaqet në brigjet e Radhimës, një vizitor i veçantë në Vlorë (VIDEO)

Një individ i Fokës së Mesdheut është vëzhguar në brigjet e Radhimës, në Vlorë. Gjitari i rrallë detar është filmuar gjatë një ekspedite në det,...
14:17 | 12/09/2026