E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama për pagat e gjyqtarëve: Ja sa do t’i kushtonte buxhetit nëse ministri i Financave do të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim pas padisë në SPAK të magjistratëve, të cilët kërkojnë rritjen e pagave.

Në postimin e tij në X, Rama thekson se gjykatësit nuk kërkojnë rritjen me 51% të pagave në mënyrë të menjëhershme, por kërkojnë që kjo shumë t’u rritet që nga viti 2023.

Ndërkohë, kreu i qeverisë ka postuar edhe tabelën shoqëruese se sa do t’i kushtonte buxhetit të shtetit shqiptar.


Postimi i Ramës:

Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila, përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore, jo për të ndaluar një akt, po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse, sipas tyre, pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani.

Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i Financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.