Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur këtë pasdite në qytetin e Vlorës, në kuadër të diskutimeve për “Reformën Territoriale”. Sipas raportimeve kryeministri shoqërohet në Vlorë nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, drejtuesi politik i qarkut Vlorë Bledi Çuçi dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku.
Kreu i qeverisë do ta zhvillojë takimin në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku do të zhvillohet një bashkëbisedim me qytetarët në lidhje me draftin e PS për reformën territoriale, takimi pritet të zgjasë deri rreth orës 17:30.
Më pas pritet që Rama të bëjë edhe një tjetër ndalesë në Lungomare, ndërsa do të vizitojë edhe ish-Parkun Aulona ku kryeministri është ndalur edhe pak ditë më parë. Këtu ai pritet të prezantojë një prej projekteve të parashikuara për këtë hapësirë, e cila synohet të shndërrohet në një zonë çlodhëse dhe kreative për qytetarët dhe vizitorët.
Më tej Rama pritet të bëjë edhe një ndalesë në territorin e bashkisë së Selenicës, ku mësohet se do të zhvillojë takime të tjera.
