Takim me qytetarët për Reformën Territorialen, Rama mbërrin në Vlorë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të shtunë ka mbërritur në qytetin e Vlorës, ku po zhvillon një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës. Kryeministri po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët, ku në fokus është reforma territoriale. Takimi parashikohet të zgjasë deri rreth orës 17:30.
Rama shoqërohet nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi.
Më pas, Rama pritet të vijojë axhendën në Lungomare, ndërsa një tjetër ndalesë do të jetë ish-Parku Aulona, ku kryeministri ishte i pranishëm edhe pak ditë më parë.
Gjatë qëndrimit në ish-Parkun Aulona, Rama pritet të prezantojë një prej projekteve të parashikuara për këtë hapësirë. Synimi është që zona të transformohet në një hapësirë çlodhëse dhe kreative, në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve.
Në vijim, kryeministri pritet të udhëtojë drejt territorit të Bashkisë Selenicë, ku parashikohen edhe takime të tjera.
Vizita e Edi Ramës në Vlorë zhvillohet në një kohë kur reforma territoriale është kthyer në një prej çështjeve kryesore të diskutimit në qark. Krahas saj, në takimet e kryeministrit pritet të diskutohen edhe projekte të tjera që lidhen me zhvillimin urban dhe ekonomik të Vlorës dhe zonave përreth.
“Requiem for the Living”, koncert në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit
Zhbllokimi i pagave të magjistratëve, reagon sërish Rama për vendimin e Gjykatës Administrative
Reshje të dendura shiu në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë (VIDEO)
- 16:21 “Requiem for the Living”, koncert në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit
- 16:07 Zhbllokimi i pagave të magjistratëve, reagon sërish Rama për vendimin e Gjykatës Administrative
- 15:53 Reshje të dendura shiu në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë (VIDEO)
- 15:49 “Marshi për liri” në Prishtinë, qeveria e Kosovës: Paraqitje dinjitoze
- 15:42 Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, le të punësojnë amerikanë
- 15:33 Protesta kundër muzeut hebraik, reagon Rama: Do të kthehet në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës turistike