Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ekskluzive dhënë nga qelia për portalin “Syri.net” deklaroi se problemi nuk janë pagat e larta të gjyqtarëve, por rritja e korrupsionit
I pytur për konfliktin mes qeverisë dhe gjyqtarëve, Meta tha ky nuk është problem i nivelit të pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve por pamundësia e tyre për të goditur në zemër sistemin kriminal ekonomike, garanti i së cilit, është Edi Rama
Pjesa e pare
Pyetje: Z. Meta ditët e fundit u përshkallëzua edhe një konflikt i pandodhur më parë si ai midis gjyqtarëve dhe Qeverisë për çështjen e pagave, që solli edhe bojkot të administratës gjyqësore dhe mungesë shërbimesh ndaj qytetarëve. Si e gjykoni?
Ilir Meta: Në një shtet ku Kushtetuta ekziston vetëm si dokument dhe shkelet çdo ditë nga një Kryeministër i papërgjegjshëm kjo ishte e pritshme dhe nuk është konflikt për çështje financiare por me synimin për të poshtëruar sistemin gjyqësor dhe për t’i kujtuar atij se është ky që ua ngre ose ul pagat, apo që edhe mund t’i lërë pa paga.
Është konflikt i provokuar me dashje nga kreu i organizatës kriminale, që kërkon nënshtrim total të gjyqësorit.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të padiskutueshme për t’u zbatuar nga çdo institucion, pavarësisht nga përmbajtja e tyre, e cila mund të jetë e diskutueshme.
Po kështu, edhe afatet janë të detyrueshme të respektohen me rigorozitet.
Ndaj ka vetëm një përgjegjës kryesor se përse Kuvendi nuk i dha zgjidhje çështjes deri më 31 korrik dhe ky është Edi Rama.
Por jo pak përgjegjësi kanë Ministri i Financave, Kryetari i Kuvendit dhe të gjithë ata që kishin përgjegjësi për ta vendosur këtë çështje në rendin e ditë së kalendarit të Kuvendit në kohën e duhur, në mënyrë që më 31 korrik të kishte hyrë në fuqi.
Këto vonesa janë me dashje dhe jo nga padijenia.
Ndaj kallëzimi në SPAK i Ministrit të Financave dhe zyrtarëve të tjerë është shumë i drejtë dhe madje i vonuar.
Por ky konflikt pati vetëm një të “mirë” pasi shqiptarët kuptuan se janë ata që paguajnë për gjyqtarët, prokurorët dhe administratën gjyqësore në këtë vend.
Pra nuk paguajnë amerikanët, europianët dhe të huajt.
Sepse ishte krijuar me qëllim një perceptim i rrejshëm sikur këta dhe sidomos specialët e SPAK-ut dhe GJKKO, paguheshin nga të huajt për të justifikuar shpesh vendimet e tyre arbitrare jo transparente dhe të paarsyetuara sipas Kushtetutës tonë dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndaj edhe detyrimi i tyre është vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë dhe askujt tjetër.
Ky detyrim përmbushet vetëm me transparencë të plotë, ndershmëri dhe rezultate konkrete.
Problemi ynë nuk janë pagat e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por fatkeqësisht rritja në progresion gjeometrik e korrupsionit dhe mosparandalimi i tij dhe gjakderdhjes financiare.
Kjo ka ardhur si shkak i pengmarrjes së segmenteve të SPAK, GJKKO dhe “Drejtësisë së Re” nga Edi Rama deri tani.
Ndaj përderisa që më 2016 u ra dakord me marrëveshje që pagat e sistemit gjyqësor do të ishin favorizuese kjo çështje nuk mund të diskutohet fare tani dhe duhet zbatuar urgjentisht.
E vetmja çështje për diskutim është efikasiteti i SPAK dhe GJKKO por edhe gjithë sistemit të drejtësisë në parandalimin e korrupsionit skizofrenik, që ndodh çdo ditë.
Sepse ky favorizim i gjyqësorit në sistemin e pagave u bë me kushtin që të luftohej realisht korrupsionit, ndërsa faktet tregojnë të kundërtën, rritje skandaloze të korrupsionit dhe dominim si kurrë më parë të krimit të organizuar edhe në jetën ekonomike të vendit përmes pastrimit galopant të parave nga trafiku i drogës dhe korrupsionit, ku të gjitha lejet e ndërtimit firmosen nga Edi Rama.
Ndiqni kursin në rënie pikiatë të euros dhe dollarit dhe çdo gjë është e qartë.
Si mund të forcohet leku kur industria, bujqësia dhe prodhimi vendas janë në rënie të pandalshme?
Ndaj nuk është problem i nivelit të pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve por pamundësia e tyer për të goditur në zemër këtë sistem kriminal ekonomike, që ka një garant të provuar, i cili është Edi Rama, që bllokoi edhe rrogat e tyre për t’i bullizuar më tej.
Ndërsa dje qytetarët prisnin të hynin në SPAK, Ermal “Raketa” dhe Roni Mashtruesi, panë të dilte deputeti opozitar, Luan Baçi, i thirrur për një çështje ordinere të shpikur nga një shpifës ordiner.
© SYRI.net
Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Doni të na impononi si doni ju. Jo! Vij nga Italia kërkoj të drejtat e mija
Intervista - Vizita e Berishës në SHBA/ Meta: Non-grata ra moralisht kur hodhi në gjyq Blinkenin dhe politikisht me Kuvendin e 11 Dhjetorit
Meta: Ahmetaj është kthyer në një institucion kyç që po lufton organizatën kriminale (PJESA E DYTË)