Gjatë intervistës për Syri.net, Presidenti i Partisë së Lirisë komentoi edhe vizitën e liderit të opoztës Sali Berisha në SHBA.
Pjesa e tretë dhe e fundit e Intervistës
Pyetje: Po për vizitën e Z. Berisha në SHBA, çfarë komenti keni?
Ilir Meta: Non grata e Z. Berisha ra moralisht që ditën që ai nuk u “struk” por hodhi në gjyq Sekretarin e George Sorosit.
Non grata e Z. Berisha ra politikisht më 11 Dhjetor 2021 kur as acari nuk i pengoi mijërat e delegatëve që të mblidheshin në stadium për të delegjitimuar jo vetëm “non gratën” e paguar shtrenjtë nga Soros dhe Rama, por edhe “kukullën sorosiste” që shiti kauzat opozitare dhe i dorëzoi mandatet parlamentare të opozitës Edi Ramës, bashkë me të gjitha bashkitë por edhe institucionet e “Drejtësisë së Re”.
Kalimi i oqeanit ishte vetëm qershia mbi “tortën” e helmuar të pabesisë dhe korrupsionit që iu ofrua të hanin shqiptarët nga McGonigalët, si alternativë që të mos hanin barin.
Sepse dikush ndikoi në mënyrë të paligjshme për të sjellë si zgjidhje dy “tigrat” rangallë nga Bangladeshi, që iu kanë kushtuar shqiptarëve mbi 100 milion euro.
Dhe një kukull-Ministër i Energjisë, që nuk e dinte se sa energji prodhojnë këta “tigra” kaq të shtrenjtë si shejtan budalla na njoftoi se do bëheshin pronë e KESH-it. Përse? Si? Në ç’mënyrë?
Hetimi i plotë i kësaj afere dhe çështjes McGonigal janë emergjente edhe për të detoksikuar marrëdhëneit shqiptaro-amerikane, që u helmuan nga McGonigalët, ku një nga pasojat ishte edhe non grata absurd e Z. Berisha.
Por pasojat më të mëdha ishin kapja e shtetit nga Edi Rama dhe sidomos “Drejtësisë së Re”, jo vetëm përmes vetingut, siç thotë Ahmetaj, por duke nisur me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota më 18 dhjetor 2017, bllokimin e KED në janar 2017, që e la Shqipërinë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese, betimet te noterja te Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe plot çmenduri të tjera.
Ndaj konflikti i sotëm gjyqësor-Qeveri është një pasojë e vogël në raport me themelet e përmbysura tërësisht gjatë zbatimit antikushtetues dhe të njëanshëm të Reformës në Drejtësi, që u votua me 140 vota më 21-22 korrik 2016.
© SYRI.net
Meta: Ahmetaj është kthyer në një institucion kyç që po lufton organizatën kriminale (PJESA E DYTË)
Intervista në Syri.net/ Meta: Problemi nuk janë pagat e larta të gjyqtarëve, por rritja e korrupsionit (PJESA E PARË)
Vajza e Sali Mustafës: Drejtësia s’mund t’i barazojë çlirimtarët me xhelatët serbë