• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vjosa Osmani flet për marrëdhënien me Albin Kurtin: Kemi ende dallime…

17:16 : 12/09/2026
në RAJONI

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në “Inside Albania” në Euronews Albania, ka folur për marrëdhënien e saj me kryeministrin Albin Kurti, duke pranuar se mes tyre vijojnë të ketë dallime, pavarësisht se së fundmi kanë arritur të bashkëpunojnë.

E pyetur nëse marrëdhënia e saj me Kurtin ka ndryshuar, Osmani tha se dy palët kanë punuar së bashku për të gjetur një president të përshtatshëm për vendin, por theksoi se dallimet mes tyre mbeten.

“Tani për tani sikur ne e dimë shumë mirë që jemi opozita dhe ai është në qeveri. Por në të njëjtën kohë, kohët e fundit kemi punuar së bashku për të gjetur një president të përshtatshëm për këtë vend dhe ia dolëm. Pra, kjo është një gjë në të cilën arritëm të punonim së bashku, në një mënyrë të mirë. Unë besoj fort gjithashtu në interesin dhe interesin afatgjatë të këtij vendi, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi dallime në kaq shumë çështje të tjera. Ato dallime mbeten, dhe kjo është arsyeja pse kemi vendosur të qëndrojmë në opozitë”, tha Osmani.

Sipas saj, pasiguria politike dhe institucionale po i shkakton Kosovës një dëm të jashtëzakonshëm, i cili në këtë pikë mund të jetë edhe i pariparueshëm.

Lexo edhe:

Kurti: Pa zgjedhjen e presidentit, konstituimi i Kuvendit nuk i shmang zgjedhjet e reja

Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurimin shtetëror të gjenocidit

“Në këtë pikë, është vërtet e pasigurt nëse do të kemi institucione apo jo, gjë që është për të ardhur keq. Për popullin e Kosovës, por edhe për interesat e Kosovës brenda vendit dhe ndërkombëtarisht, sepse dëmi është i jashtëzakonshëm. Në këtë pikë, duket sikur është gjithashtu i pariparueshëm”, u shpreh ajo.

Duke folur për shkaqet e ngërçit politik në Kosovë, Osmani tha se bëhet fjalë për një kombinim faktorësh, ndërsa solli si shembull modelin politik të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Pavarësisht dallimeve të mëdha që kishte me kundërshtarët e tij politikë, ai gjithmonë dinte të ngrihej mbi veten e tij, mbi politikën partiake dhe gjithmonë të vendoste interesat e vendit të parat. Në atë kohë, veçanërisht menjëherë pas luftës, dallimet mes LDK-së dhe partive të tjera politike ishin thjesht të jashtëzakonshme, madje shumë më të mëdha se ato për të cilat po flasim tani. Por ai dinte t’i afronte njerëzit me njëri-tjetrin për interesin e vendit”, tha Osmani.

Ajo u tregua kritike edhe ndaj situatës aktuale politike, duke përmendur interesat personale, hakmarrjen dhe egon si disa prej problemeve.

“Pra, bëhet fjalë shumë për interesa personale, hakmarrje dhe ego. Po, shumë ego, kryesisht ego mashkullore, nëse mund ta shtoj, shumë ego. Dhe pastaj mungesa e gatishmërisë nga partia e parë për të kuptuar thjesht se bashkëpunimi, koalicionet, puna së bashku janë në interesin më të mirë të vendit, në të njëjtën mënyrë që e kuptonte Presidenti Rugova. Nëse do ta bënin këtë, do të ishte gjithashtu në të mirën e tyre. Por kjo mungesë mirëkuptimi nga ana e tyre është shumë për të ardhur keq”, përfundoi Osmani.

Etiketa: albin kurtivjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Pa zgjedhjen e presidentit, konstituimi i Kuvendit nuk i shmang zgjedhjet e reja

13:47 : 09/09/2026
RAJONI

Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurimin shtetëror të gjenocidit

13:31 : 08/09/2026
AKTUALITET

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 mln euro fonde nga BE-ja

20:48 : 06/09/2026
RAJONI

Ngërçi për Presidentin e ri, Kurti paralajmëron të tjera takime me LDK-në

18:04 : 02/09/2026
RAJONI

Bekim Sejdiu kandidat për president të Kosovës, vjen reagimi i parë nga Vjosa Osmani

14:30 : 31/08/2026
RAJONI

Mbyllet takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, kreu i LVV-së: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin

21:08 : 26/08/2026

TË GJITHA

Vjosa Osmani flet për marrëdhënien me Albin Kurtin: Kemi ende dallime…

17:16 : 12/09/2026

Kundër bashkimit me Tepelenën/ Banorët e Memaliajt dalin në protestë dhe bllokojnë aksin kryesor

16:56 : 12/09/2026

“Nëse ministri do të shkonte pas berihajit…”, Rama sulmon sërish Gjykatën Administrative

16:40 : 12/09/2026

Bardhi: Pse SPAK nuk sjell kërkesë për arrestimin e Ballukut, apo “Aleanca e Valamarit” është më e fortë

16:34 : 12/09/2026

Arratisja e Gentian Çipit në Greqi, gjendet i djegur automjeti i dytë që përdorën bashkëpunëtorët

16:28 : 12/09/2026

“Hajdut i pronave”, banorët e Kasharit në protestë kundër Artan Dulakut: Ka zaptuar rrugën

16:12 : 12/09/2026

Ziza Pajaziti zbulon si hyri 2 herë në burg për takim me Haxhiun: Vetëm biseduam, nuk…

16:04 : 12/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com