Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, plagosen dy persona

12 Shtator 2026, 18:20Kronika TEMA
Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, plagosen dy

Një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje