Në bashkëbisedimin për reformën territorial po mban me qytetarët në Pallatin e Kulturës në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar policinë të mos lejojë të hyjnë qytetarët që janë kundër kësaj reforme e cila u prek drejtëpërdrejtë jetën e tyre.
“Duam të dimë çfarë bëhet me ne. Qeveria nuk ka qenë transparente qoftë për shitjen e tokave qoftë për shitjen e historisë” tha një qytetare.
Ndërkohë që në videot e siguruara nga Syri duket dhe një qytetar që pengohet të hyjë në takim edhe pse ishte ftuar.
Ndërkohë disa qytetarë u shoqëruan me forcë në polici vetëm pse protestuan.
Kryeministri po zhvillon një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës I cili pritet të zgjasë deri rreth orës 17:30. Në qarkun e Vlorës reforma e re territoriale parashikon shkrijen e bashkisë Selenicë.
© SYRI.net
VIDEO/ Berisha: Fjalimi i presidentit Trump e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij
VIDEO/ Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time