FOTO - Çfarë u gjet brenda vilës luksoze të shqiptarit të kërkuar për vrasje i arrestuar në Greqi

FOTO - Çfarë u gjet brenda vilës luksoze të shqiptarit të kërkuar për vrasje i arrestuar në Greqi

17:52, 12/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë dhe u arrestuan disa shqiptarë, mes të cilëve një person me rrezikshmëri të lartë dhe i kërkuar në Shqipëri për vrasje, emrin e të cilit nuk pranoi ta bënte publik as Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Sipas burimeve më të fundit, mësohet se shqiptari jetonte në një vilë luksoze në Marathona të Greqisë, ku u arrestua së bashku me djalin e tij.

Gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 2 kg kokainë, peshore, kimikate dhe sende që shërbenin për paketimin e drogës. Dyshimet jane se edhe sasia prej 84 kg kokainë do të sillej pikërisht në ketë banesë. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës, policia gjeti të futur nën dhe, poshtë bari sintetik, një armë zjarri pistoletë. Po ashtu në vilë u gjet edhe një automjet luksoz.

Sipas policisë, u numëruan gjithsej 1,058 shufra plastike me ndërtim të shkëlqyer, të cilat ishin kërcëll artificial i trëndafilave që vinin nga Kolumbia dhe secila prej të cilave fshihte brenda 79 gramë kokainë të pastër. Sipas vlerësimeve zyrtare nga autoritetet, vlera totale e sasisë së sekuestruar arrin në 2.4 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco