Rama diskuton reformën territoriale me 'patronazhistët’, qytetarëve kundër u vërsul policinë

17:40, 12/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në bashkëbisedimin për reformën territorial po mban me qytetarët në Pallatin e Kulturës në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar policinë të mos lejojë të hyjnë qytetarët që janë kundër kësaj reforme e cila u prek drejtëpërdrejtë jetën e tyre.

“Duam të dimë çfarë bëhet me ne. Qeveria nuk ka qenë transparente qoftë për shitjen e tokave qoftë për shitjen e historisë” tha një qytetare.

Ndërkohë që në videot e siguruara nga Syri duket dhe një qytetar që pengohet të hyjë në takim edhe pse ishte ftuar.

Ndërkohë disa qytetarë u shoqëruan me forcë në polici vetëm pse protestuan.

Kryeministri po zhvillon një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës I cili pritet të zgjasë deri rreth orës 17:30. Në qarkun e Vlorës reforma e re territoriale parashikon shkrijen e bashkisë Selenicë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco