Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi ditën e djeshme se çdo vendosje e trupave evropiane në Ukrainë do të përbënte “një luftë kundër Rusisë”, ndërsa këmbënguli se Moska nuk përbën kërcënim për Evropën.
Duke folur nga Nju Delhi, ku po merr pjesë në samitin e BRICS-it, Putin deklaroi se liderët evropianë po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në territorin ukrainas. Sipas agjencive ruse të lajmeve, ai paralajmëroi se një hap i tillë do të nënkuptonte përfshirjen e drejtpërdrejtë në një luftë me Rusinë.
Në të njëjtën kohë, presidenti rus hodhi poshtë pretendimet se Rusia përbën kërcënim për vendet evropiane. Duke u shprehur se Moska nuk ka synime për të kërcënuar Evropën dhe se nuk ka asnjë arsye për të hyrë në konflikt me të.
Putin akuzoi gjithashtu liderët evropianë se po përpiqen të frikësojnë popullsitë e tyre përmes asaj që ai e cilësoi si një “kërcënim imagjinar rus”. Sipas tij, një kërcënim i tillë “nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë”.
Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, Rusia vazhdimisht e ka portretizuar çdo vendosje të forcave perëndimore në tokën ukrainase si një vijë të kuqe që nuk duhet kaluar.
