E hënë, 14 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në Gjirokastër

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër, ku zhvilloi një takim me anëtarët e PS-së dhe qytetarët, ku në fokus të diskutimit ishte Reforma Territoriale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka dhënë detaje nga takimi, ku, sipas tij, u diskutua për bashkimet e Libohovës-Gjirokastër, Memaliaj-Tepelenë dhe Këlcyrë-Përmet.

Sipas tij, këto bashkime vijnë në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve dhe racionalizimit të burimeve njerëzore në rrafshin vendor.


Postimi i Ramës: 

Gjirokastër, diskutim pa media për bashkimet e Libohovës – Gjirokastër, Memaliaj – Tepelenë, Këlcyrë – Përmet, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve dhe racionalizimit të burimeve njerëzore në rrafshin vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.