Takimi informues mbi Reformën Territoriale, Rama ndan pamje nga diskutimi me qytetarët në Gjirokastër

12 Shtator 2026 | 18:29

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar këtë të shtunë mbi Reformën Territoriale për bashkitë në Qarkun Gjirokastër.

Ky ishte një takim informues mbi Reformën Territoriale, ku u diskutua për një organizim më funksional të qeverisjes vendore dhe përfaqësim më të drejtpërdrejtë të qyteteve në këshillat bashkiakë.

Kryeministri theksoi nevojën për riorganizimin e njësive administrative dhe për një përqendrim më racional të funksioneve në nivel vendor.

“Gjirokastër, diskutim pa media për bashkimet e Libohovës – Gjirokastër, Memaliaj – Tepelenë, Këlcyrë – Përmet, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve dhe racionalizimit të burimeve njerëzore në rrafshin vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE”, shkruan Rama bashkëngjitur me pamjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vlora nuk zbrazet as në vjeshtë, turistët dynden drejt Sazanit dhe Karaburunit

Sazani dhe Karaburuni vijojnë të tërheqin turistë edhe në vjeshtë, me vizitorë nga Europa, Australia, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara që mbërrijnë në Vlorë për...
17:46 | 12/09/2026

Turistët e huaj dominojnë turizmin në Korçë, zgjatet qëndrimi

Turizmi në Korçë vijon të mbështetet kryesisht te turistët e huajë Edhe këtë vit, rreth 85 deri në 90 për qind e turisteve që kanë...
16:53 | 12/09/2026

Takimi i Ramës me qytetarët në Vlorë, policia shoqëron disa persona

Aktivisti Baki Goxhaj dhe disa persona pasditen e kësaj të shtunë janë shoqëruar nga policia në qytetin e Vlorës. Goxhaj dhe personat e tjerë raportohet...
16:45 | 12/09/2026