• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është biznesmeni kontrovers Shkëlqim Beshiri

18:40 : 12/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, Lajmet e Dites, POLITIKE

Vendimi i fundit i qeverisë për t’i vënë në dispozicion kompanisë “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit, kundrejt tarifës simbolike prej 1 euro, rikthen në vëmendje një emër jo pak të përfolur në botën e ndërtimit, Shkëlqim Beshirin.

111.pngWhatsApp Image 2026-09-12 at 8.27.48 AM.jpeg

Ai nuk është thjesht një prej biznesmenëve që qëndrojnë pas projektit. Përmes kompanisë “KLAR”, Beshiri kontrollon 50% të kapitalit të “Omnix Albania”, duke qenë aksioneri më i madh i saj.

WhatsApp Image 2026-09-12 at 8.29.07 AM.jpeg

Lexo edhe:

Pas kullës 65-katëshe me firmën e Ramës, Shkëlqim Beshiri fut duart edhe te Pallati i Kongreseve

Vdekja e punëtorit në Paskuqan/ Si e fshehu policia kompaninë e djalit të Çim Beshirit?

Por emri i tij bëhet politikisht edhe më interesant për një arsye tjetër.

Prej vitesh, në media Shkëlqim Beshiri është përfolur për lidhje të afërta biznesi me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në disa prej këtyre publikimeve është shkuar edhe më tej, duke e cilësuar Beshirin si “prestanome” apo “lavatriçe” të pasurive të Shkëlzen Berishës.

Por zgjerimi i aktivitetit të Beshirit në sektorin e ndërtimit e bëjnë të rëndësishme pyetjen: kush është biznesmeni që sot përfiton nga një tjetër vendim i qeverisë së Edi Ramës?

Në pamje të parë, profili i Beshirit nuk të çon domosdoshmërisht te një prej emrave më të mëdhenj të ndërtimit në Shqipëri. Emri i tij është lidhur edhe me aktivitete shumë më modeste, mes tyre bare dhe kafene në Tiranë. Por pas kësaj fasade gjendet një aktivitet shumë më i gjerë. Përmes kompanive të lidhura me të, emri i Shkëlqim Beshirit shfaqet në projekte ndërtimi për banim, turizëm dhe zhvillime të mëdha në disa prej zonave ku toka dhe metri katror kanë marrë vlerat më të larta në vend.

Një nga kompanitë që është përmendur vazhdimisht në raportimet për të është “LIM-EM”. Pikërisht rreth kësaj shoqërie janë ngritur edhe disa prej akuzave më të forta mediatike për marrëdhëniet e tij me Shkëlzen Berishën.

LIM.png

Pretendimet janë se Beshiri është pronari formal i kompanisë, ndërsa pas saj qëndrojnë interesa të lidhura me djalin e ish-kryeministrit. Ndërsa jo pak herë janë ngritur pikëpyetje edhe mbi raportin mes aktivitetit financiar të deklaruar të kompanisë dhe numrit të madh të lejeve të ndërtimit që pretendohet se ajo ka siguruar leje ndërtimi në Tiranë, Durrës dhe në bashkitë bregdetare të jugut.

Nga Lalzi te kulla 65-katëshe

Emri i Beshirit dhe kompanive të lidhura me të shfaqet në projekte që kërkojnë kapitale të mëdha dhe që prekin disa prej zonave më të lakmuara të vendit.

Në nëntor të vitit 2025, “KLAR” u përfshi në një projekt për një godinë 65-katëshe mbi tokë në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, me funksione banimi, hotelerie dhe njësi tregtare. Pra, nga njëra anë kemi një biznesmen që për vite ka qëndruar relativisht larg vëmendjes së publikut të gjerë. Nga ana tjetër kemi një emër që shfaqet gjithnjë e më shumë pas projekteve me dhjetëra kate, komplekseve turistike dhe sipërfaqeve të mëdha të tokës.

Beshiri shfaqet edhe te projektet e tjera të mëdha. Emri i kompanisë “KLAR” është shfaqur edhe në procedurën për projektin multifunksional pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Në fazën e parë të procedurës së zhvilluar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, “KLAR” ishte mes operatorëve të përzgjedhur për të vijuar konkurrimin për një projekt me vlerë të konsiderueshme ndërtimore në zemër të kryeqytetit.

Kullla.jpg

Një tjetër element që shton pikëpyetjet rreth këtij rrethi biznesi është edhe fakti se Shkëlqim Beshiri ka lidhje të afërta familjare me biznesmenin tjetër Ilir Shtufit. Ky i fundit një tjetër ndërtues i madh që, ashtu si Beshiri, është përfolur prej vitesh në media për lidhje të afërta me Shkëlzen Berishën. Shtufi është një prej përfituesve të mëdhenj të lejeve të ndërtimit në Tiranë, kompanitë e lidhura me të rezultojnë të jenë përfshirë në projekte me qindra mijëra metra katrorë ndërtim, ndërsa një prej investimeve më të njohura është kulla “Mali i Tiranës”.

Dhe këtu historia mbërrin përsëri te Gjiri i Lalëzit. Qeveria vendosi t’i vërë në dispozicion “Omnix Albania” tri pasuri shtetërore me një sipërfaqe të përgjithshme prej 90 030 metrash katrorë. Pra, me firmën e Ramës janë dhënë rreth 9 hektarë tokë në një prej zonave turistike më të lakmuara të bregdetit shqiptar, me tarifën simbolike 1 euro. Aksioneri më i madh i kompanisë përfituese është pikërisht “KLAR” e Shkëlqim Beshirit, ndërsa këtu çështja del nga kufijtë e një historie të zakonshme biznesi.

foto

Sepse kemi një qeveri socialiste që vendos pasuri shtetërore në funksion të një investimi ku aksioneri kryesor është një biznesmen që prej vitesh është përfolur publikisht për marrëdhënie të afërta me djalin e Sali Berishës, kundërshtarit kryesor politik të Edi Ramës.

Rasti i Beshirit nuk provon në vetvete një marrëveshje Rama-Berisha. Por krijon një kontrast që kërkon përgjigje. Si arrin një biznesmen, i përfolur prej vitesh si njeri i afërt ekonomikisht me familjen e kundërshtarit më të madh të kryeministrit, të jetë pjesë e projekteve që marrin leje, status strategjik apo përdorimin e pasurive shtetërore gjatë qeverisjes së këtij të fundit?

Kështu, ndërsa Rama dhe Berisha vazhdojnë betejën e tyre të përditshme politike, biznesi ecën në një terren shumë më të qetë. Nga lejet e ndërtimit te kullat, nga projektet turistike te toka publike, biznesmeni i përfolur prej vitesh për lidhjet me Shkëlzen Berishën gjendet sot në qendër të një investimi që mban mbi vete firmën e qeverisë së Edi Ramës./VNA.al

Etiketa: Omnix AlbaniaShkëlqim Beshiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas kullës 65-katëshe me firmën e Ramës, Shkëlqim Beshiri fut duart edhe te Pallati i Kongreseve

20:28 : 02/06/2026
AKTUALITET

Vdekja e punëtorit në Paskuqan/ Si e fshehu policia kompaninë e djalit të Çim Beshirit?

17:10 : 16/12/2025
AKTUALITET

Dyshime për kontratë fiktive/ Ish-deputeti Fation Veizaj rimerr nga nipi aksionet e “investitorit strategjik”

12:41 : 16/01/2025
AKTUALITET

Porti i ri i Durrësit/ Ja kush janë përfituesit e rinj si pronarë toke

22:23 : 13/08/2024
AKTUALITET

Rama shpall deputetin e PD si investitor strategjik në resortin 210 mln euro në Lalz

23:02 : 07/11/2022

TË GJITHA

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është biznesmeni kontrovers Shkëlqim Beshiri

18:40 : 12/09/2026

iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max: Siri me AI dhe bateri më e fuqishme

18:29 : 12/09/2026

Rama u prit me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

17:58 : 12/09/2026

“Kërkoj të drejtat e mija”/ Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

17:49 : 12/09/2026

Aksident në Shupenzë, dy të plagosur

17:35 : 12/09/2026

Vjosa Osmani flet për marrëdhënien me Albin Kurtin: Kemi ende dallime…

17:16 : 12/09/2026

Kundër bashkimit me Tepelenën/ Banorët e Memaliajt dalin në protestë dhe bllokojnë aksin kryesor

16:56 : 12/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com