Foto nga vendi i ngjarjes
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në dalje të fshatit Brataj në Selenicë. Sipas raportimeve të deritanishme shoferja e një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Ajo ka pësuar disa lëndime nga përplasja dhe është nisur me urgjencë për në spital , ku po merr ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Nga pamjet nga vendi i ngjarjes duket se makina ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.
Foto nga vendi i ngjarjes © Euronews Albania
Sondazh
Poll
