Mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tifozët e Teutës shpalosin flamurin e UÇK-së (VIDEO)
Tifozët e skuadrës së Teutës, të njohur si “Djemtë e Detit”, kanë ndërmarrë një gjest domethënës në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Gjatë ndeshjes, tifozeria bregdetare ka shpalosur në tribunë një flamur me simbolet e UÇK-së, duke përcjellë një mesazh solidariteti dhe mirënjohjeje për luftën çlirimtare dhe figurat drejtuese të saj.
Ky veprim i tifozëve durrsakë erdhi teksa këtë të shtunë në Prishtinë u mbajt “Marshi për Liri”. Mijëra njerëz u mblodhën në shesh duke treguar mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.
Marshi, i organizuar nga lëvizja qytetare “Liria ka Emër”, zhvillohet në një periudhë kur procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hyrë në fazën përfundimtare. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin si datën e shpalljes së aktgjykimit, pas më shumë se tre vjetësh nga nisja e gjykimit.
Katër të akuzuarit përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar të gjitha akuzat.
Protesta e sotme nuk është e para që organizohet në Kosovë kundër Gjykatës Speciale apo në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në prill të vitit 2023, një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre. Protestuesit e cilësuan procesin si të padrejtë dhe shprehën përkrahje për luftën e UÇK-së.
“Marshi për liri” në Prishtinë, reagon Grenell
Osmani për marrëdhënien me Trump: Ishte e sinqertë dhe i shërbeu interesit strategjik të Kosovës
Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës: A do të rikthehet në garën për kryeministre?
- 18:56 Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës time, takimet me diasporën ishin frymëzuese
- 18:41 Aksident në Selenicë, makina përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës. Plagoset shoferja
- 18:29 Takimi informues mbi Reformën Territoriale, Rama ndan pamje nga diskutimi me qytetarët në Gjirokastër
- 18:11 Gjykatësi amerikan: Plani i Trump për të përgjysmuar fuqinë punëtore të FEMA-s, ka shkelur ligjin
- 17:51 Ushtria izraelite kryen bastisje në Bregun Perëndimor të pushtuar, plagoset një fëmijë
- 17:46 Vlora nuk zbrazet as në vjeshtë, turistët dynden drejt Sazanit dhe Karaburunit