Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Mjekët e urgjencës e gjetën në dhomën e gjumit, në një pellg gjaku, me prerje të thella në bark. Në spital, mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar, por pas tre javësh agonie ndërroi jetë. Bëhet fjalë për Antonio “Totò” Reggio, një ish-profesor gjimnazi, banues në Vibo Valentia në Itali.
Nga hetimet ka dalë një tablo shqetësuese: burri dyshohet se është goditur me thikë nga kujdestarja e tij. Sipas asaj që ka deklaruar gruaja, ajo kishte ndërmend ta “operonte”, pasi besonte se ai kishte “një kafshë në bark”. Për këtë arsye, ajo dyshohet se improvizoi një lloj salle operacioni në shtëpi, duke përdorur një thikë kuzhine si bisturi.
Antonio u operua në shtëpi me një thikë kuzhine
Le ta kthejmë historinë në fillim. Antonio Reggio, profesor në pension i filozofisë dhe historisë, u gjet i plagosur rëndë në shtëpinë e tij mes datës 18 dhe 19 gusht. Shërbimi i urgjencës e stabilizoi dhe e transportoi me urgjencë në spitalin “Jazzolino” të Vibo Valentias. Gjendja e tij u konsiderua menjëherë kritike dhe mjekët vendosën ta transferonin në reanimacion në Catanzaro, ku qëndroi për një kohë të gjatë në gjendje të rëndë, deri në vdekjen e tij më 10 shtator.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, i moshuari dyshohet se është plagosur nga kujdestarja që kujdesej për të, e cila fillimisht u ndalua dhe më pas u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje. Tani, pas vdekjes së burrit, akuza ndaj saj pritet të rëndohet.
Hetuesit kanë rindërtuar një skenë veçanërisht shqetësuese. Sipas të dhënave të hetimit, gruaja dyshohet se i kishte dhënë qetësues të moshuarit dhe më pas kishte tentuar ta “operonte” me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar plagë të thella në bark.
Gruaja, me shtetësi ukrainase, e cila kishte zëvendësuar për disa ditë një bashkatdhetare të saj, u ka shpjeguar hetuesve se kishte vepruar në këtë mënyrë, pasi ishte e bindur se profesori kishte “një kafshë në bark” dhe se ishte e nevojshme të ndërhynte kirurgjikisht për ta nxjerrë atë.
Versioni i saj po verifikohet nga hetuesit. Megjithatë, gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi disa thika, doreza lateksi dhe shishe me solucion fiziologjik. Të gjitha këto sende mund të jenë përdorur pikërisht për të improvizuar një “sallë operacioni” në shtëpi. /PiranjatNews/
Gjykata Penale e Parisit ka dënuar me nëntë vjet burg dhe një gjobë prej 80 mijë eurosh Ilyas Kherbouch, i njohur me nofkën G...
Vonë të premten në mbrëmje, më 11 shtator, një zjarr i madh shpërtheu në një azil për të moshuar në ...
Një 15-vjeçar ka mbijetuar për rreth dy ditë mbi një varkë të përmbysur në Detin Bering, në Alaskë, pas...
Shtatëmbëdhjetë vjet pasi nëna e saj u vra nga mafia e pamëshirshme kalabreze, Denise Garofalo i dha fund jetës, në moshë...
Gushti i sivjetshëm ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, me temperaturat globale 1,65 gradë Celci...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një shpërthim shkaktoi zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, raportuan...
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se vendosja e trupave evropiane në territorin e Ukrainës do të konsiderohej nga Moska si p&eu...
Një tren pasagjerësh me rreth 180 persona në bord ka dalë nga shinat mbrëmjen e sotme pranë qyteteve Cléon dhe Tourville-la...
Një djalë që e la nënën e tij në dyshemenë e banjës, mes një infestimi me insekte, për dy javë, ësht...