Aksident në Selenicë, makina përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës. Plagoset shoferja

12 Shtator 2026, 19:20Kronika TEMA

Aksident në Selenicë, makina përplaset me barrierat

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në dalje të fshatit Brataj Selenicë. Raportohet se një shofere ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë, ajo ka pësuar disa lëndime. Shoferja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje