Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

TRONDITET Kili, flakët shkrumbojnë azilin e të moshuarve, 16 të vdekur (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
TRONDITET Kili, flakët shkrumbojnë azilin e të moshuarve, 16
Foto nga vendi i ngjarjes

16 persona kanë humbur jetën pas një zjarri i cili shpërtheu në një azil për të moshuar në Kili. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në komunën e Pitrufquén, në rajonin e  Araucanías, në jug të kryeqytetit Santiago.

Kanë qenë autoritetet lokale ato të cilat kanë konfirmuar lajmin për viktimat, teksa komuna shprehu ngushëllimet për familjarët e të moshuarve që humbën jetën në zjarr. Zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje, ndërsa shkaqet ende nuk janë bërë të ditura. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Vetem në orët e para të mëngjesit të sotëm flakët u arritën të vihen nën kontroll.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese