Dita e 105-të e protestës, diaspora dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Edhe këtë të shtunë qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 105-të. Në protestën e sotme janë bashkuar edhe shqiptarët nga diaspora të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar marshimit.
Si çdo pasdite, pas orës 19:00, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.
FOTO/ Ky është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi
Aksident në Orikum, përplasen dy makina. Detajet e para (VIDEO)
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës time, takimet me diasporën ishin frymëzuese
- 20:07 FOTO/ Ky është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi
- 19:26 Aksident në Orikum, përplasen dy makina. Detajet e para (VIDEO)
- 19:09 Mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tifozët e Teutës shpalosin flamurin e UÇK-së (VIDEO)
- 18:56 Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës time, takimet me diasporën ishin frymëzuese
- 18:41 Aksident në Selenicë, makina përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës. Plagoset shoferja
- 18:29 Takimi informues mbi Reformën Territoriale, Rama ndan pamje nga diskutimi me qytetarët në Gjirokastër