U arrestua 2 ditë më parë në Athinë, identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje. Iu gjetën në banesë 2 milionë euro

12 Shtator 2026 | 20:15

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e një shqiptari dy ditë më parë në Athinë. Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Lulëzim Caka ndërsa në Shqipëri rezulton i akuzuar për vrasje. Ndër të tjera bëhet me dije se pas arrestimit në banesë i janë gjetur dy milionë euro, drogë dhe bizhuteri.

Caka, i njohur si “Lul Caka”, është një prej emrave më të njohur të kronikës së zezë shqiptare të viteve ’90. Veprimtaria e tij kriminale lidhet kryesisht me zonën Berat-Fier-Lushnjë, në një periudhë kur vendi ishte përfshirë nga kaosi dhe dhuna pas vitit 1997. Caka u dënua për vrasjen e Pëllumb Eminit, ngjarje e ndodhur më 21 korrik 1997 në Lushnjë.

Një tjetër çështje për të cilën Caka u dënua lidhet me sulmin ndaj dy drejtuesve të policisë, Gani Malushi dhe Ilir Ngresi. Sipas vendimeve të raportuara nga gjykatat, ai u shpall fajtor për tentativën e vrasjes së tyre dhe për armëmbajtje pa leje, duke marrë në total një dënim prej 25 vitesh burgim.

Ngjarja ndodhi në mars 1998, kur Caka akuzohej se i bëri rezistencë të armatosur forcave të policisë. Për këto episode, ai ka mohuar autorësinë, por dënimi ndaj tij u la në fuqi nga Apeli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTO/ Ky është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi

Është publikuar fotoja e shqiptarit Gentian Çipi, i cili u arratis mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi. Pak pas orës 23:00, i burgosuri...
20:07 | 12/09/2026

Dita e 105-të e protestës, diaspora dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Edhe këtë të shtunë qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 105-të. Në...
19:43 | 12/09/2026

Aksident në Orikum, përplasen dy makina. Detajet e para (VIDEO)

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Orikum. Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur...
19:26 | 12/09/2026