Njihet si “i forti i Beratit”, zbulohet kush është i arrestuari i policisë greke për trafikun e kokainës

12 Shtator 2026, 20:30Kronika TEMA
Njihet si “i forti i Beratit”, zbulohet kush është i

Është zbuluar më në fund emri i personazhit misterioz të arrestuar nga policia greke si kreu i grupit kriminal shqiptar pas trafikut të 84 kg kokainë nga Kolumbia përmes kërcejve plastikë të trëndafilave.

Ai është personazhi i vitit 1997 në Shqipëri, Lulzim Caka. Caka mësohet se është arrestuar bashkë me të birin, në një vilë ku janë zbuluar 2 kg kokainë, kimikate e pajisje paketimi të drogës, një pistoletë dhe një makinë luksoze.

Kush është Lulzim Caka?

Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, i akuzuar për disa vrasje dhe i dënuar me 25 vite burg.

Gjykata e Apelit Vlorë, në 19 Dhjetor të vitit 2012, e dënoi Cakën me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes me dashje”, “vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Ngjarja për të cilën u dënua Caka ka ndodhur në muajin Mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë.

Lulzim Caka do të mbahet mend për sfidat e tij ndaj drejtësisë shqiptare. Ai u arrestua dhe më pas u lirua për mungesë provash disa herë. Cakaj i shpëtoi burgosjes së përjetshme falë mbrojtjes së kualifikuar, por edhe për faj të gjykatave që i hapën rrugën drejt lirisë me rishikim vendimi. Lulzim Caka u soll në Shqipëri në vitin 2003,pas një marrëveshjeje ekstradimi me Italinë dhe pas 16-viteve burgim, tashmë konsiderohen të shlyera 25-vitet e dënimit.

Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, ku ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij, Xhevrie Caka,pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Mamaja e Cakës u rrëmbye në derën e Komisariatit të Policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit dhe Caka u betua për hakmarrje.

Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë, vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami, piramidën e krimit në fillim të viteve ’90 për të Beratit. Në vitin 1995 ai u përfol për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë, ndërsa më pas si frikësoi këdo që udhëtonte në aksin nacional Berat-Fier,pasi shpesh postblloqet e tij me njerëz të armatosur sulmonin automjetet.

Lini një Përgjigje