Dita e 105-të/ Protestuesit në shesh, diaspora i bashkohet tubimit në Tiranë: Dorëheqje e qeverisë
12/09/2026 20:00
Ashtu siç ishte njoftuar, diaspora iu bashkua të shtunën protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më të shumtë në numra, por me të njëjtën thirrje: dorëheqje e kryeministrit Edi Rama dhe politikës së vjetër.
Nuk pati tensione në shesh, por nuk munguan thirrjet për përshakllëzim as në protestën e 105.
Diaspora ndryshoi itinerarin e protestës. Nuk u zhvillua marshimi në rrugët e kryeqytetit. E gjithë protesta u përqendrua rreth Kryeministrisë. Forca të shumta policore rrethuan godinën, për të shmangur ndonjë tension të mundshëm.
Protestuesit u vendosën para godinës qeveritare dhe njoftuan se nuk do të largohen nga aty pa dorëheqjen e kryeministrit.
Top Channel