Është zbuluar identiteti i shqiptarit të arrestuar nga policia greke si kreu i grupit kriminal shqiptar, i cili qëndronte pas trafikimit të 84 kg kokainë nga Kolumbia përmes kërcejve plastikë të trëndafilave.
Personi në fjalë raportohet të jetë Lulzim Caka, dhe është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, si personazh i vitit 1997. Ai është arrestuar në shtetin fqinj bashke me të birin në një vilë ku janë zbuluar 2 kg kokainë, kimikate e pajisje paketimi të drogës, një pistoletë dhe një makinë luksoze. Ndërsa në shqipëri rezulton i shpallur në kërkim , pasi në vitin 2019 është liruar në mënyrë të paligjshme nga burgu, ku po vuante dënimin me 25 vjet burg për vrasje.
Caka, i cili në Greqi njihet edhe me emrin e dytë John Franco, prej largimit nga Shqipëria jetonte në shtetin helen. Në vitin 2022, Greqia ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës në Shqipëri.
Kush është Lulzim Caka?
Ai ndryshe njihet si “Lul Caka” ose “i tmerrshmi i Beratit”, dhe veprimtaria e tij në vitet 90 në shqipëri lidhet kryesisht me zonën Berat-Fier-Lushnjë, në një periudhë kur vendi ishte përfshirë nga kaosi dhe dhuna pas vitit 1997. Caka u dënua për vrasjen e Pëllumb Eminit, ngjarje e regjistruar më 21 korrik në Lushnje. Më tej ai u dënua nga vendi ynë për shkak të sulmit ndaj dy drejtuesve të policisë, Gani Malushi dhe Ilir Ngresi. Sipas vendimeve të raportuara nga gjykatat, ai u shpall fajtor për tentativën e vrasjes së tyre dhe për armëmbajtje pa leje, duke marrë në total një dënim prej 25 vitesh burgim. Ngjarja ndodhi në mars 1998, kur Caka akuzohej se i bëri rezistencë të armatosur forcave të policisë.
Caka ra në pranga në Berat, i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij në një prej bandave kriminale të zonës Xhevahir Çela, mbeti i vrarë. Pas kësaj Lulzim Caka, hodhi akuza ndaj shtetit se kishte urdhëruar eleminimin e tij, por pas hetimeve rezultoi se “i tmerrshmi i Beratit” kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij.
Caka i shpëtoi qëndrimit në qeli, jo vetëm për shkak të mbrojtes së mirë që lishte, por edhe për shkak të “pasimit” tek njërja-tjetra që i bënë gjykatat çështjes së tij. Ai u soll në Shqipëri me një marrëveshje ekstradimi me Italinë në vitin 2003 dhe pas 16 viteve burgim atij iu konsideruan të shlyera 25 vitet e dënimit. Lirimi i Lulzim Cakës në korrik të vitit 2019 solli shkarkimin e drejtorit të burgut në Kosovë të Lushnjës dhe juristit të institucionit, ndërsa nisi një hetim për gjyqtarin që dha vendimin e lirimit të Lul Cakës.
