Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë nën hetim zyrtar deputetin e Partisë Demokratike, Luan Baçi.
Në një reagim në facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e ka quajtuar sulm politik të orkestuar nga mercenarët e narko-rilindjes.
"Sulmi politik mbi Luan Baçin është orkestruar nga mercenarët e narko-rilindjes. Kolegu Baçi nuk ka përfituar një qindarkë të vetme nga tendera e koncensione dhe këtë e di edhe vetë brigada sulmuese e mercenarëve në Drejtësinë i thënçin e Re. Zhurmë sa për një ditë pune për ekranet e Ramës, duke synuar të mbysin jehonën e skandaleve të veta të njëpasnjëshme" shkruan Noka.
© SYRI.net