Diaspora erdhi sot në shesh para kryeministrisë për ti kërkuar largimin kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e mbajtur një shqiptare nga Venecia bëri thirrje për të qëndruar gjithmonë bashkë dhe të mos lejojnë kriminelin të sundojë.
Mirëmbrëma shqiptarë. Vij nga Venecia unë jam Viola. Kemi bërë 24 orë rrugë për të ardhur këtu për të mos ju lënë vetëm. Ky moment është historik! Dhe ne duhet të jemi këtu të gjithë bashkë! Dhe nuk do t'ju lëmë kurrë vetëm! Na kanë thënë që jemi popull delesh. Po unë këtu shoh të gjithë luanë dhe luanesha!
Menduam se shpresa kishte vdekur por ja që erdhi. Dhe unë ju falënderoj nga shpirti të gjithëve sepse na ngjallët shpresën edhe ne që jemi jashtë. Ne jemi këtu për ju! Ne jemi këtu për veten tonë! Ne jemi këtu që një ditë të kthehemi të gjithë bashkë! Edhe ju kërkoj me shpirt, mos u dorëzoni! Të qëndrojmë të gjithë, mos e lejoni kriminelin të na copëtojë! Mos e lini kriminelin të na shesë tokat! Mos e lejoni të na përçajë! Ne do jemi gjithmonë bashkë, ne do vimë si uragan ashtu siç kemi ardhur gjithmonë! Ju lutem mos u dorëzoni, sepse ky moment do mbetet në histori dhe ne do bëjmë histori të gjithë bashkë! Kemi pritur shumë për të reaguar. Ka një mesazh për një zonjë... Zonja Meloni, a je ende e sigurtë që vellai yt është ende djale i mire.
Ju falënderojmë të gjithëve, ju përqafoj shumë! Mos u dorëzoni! Të rinj, të moshuar, fëmijë, studentë... tek ju e kemi shpresën. Mos harroni se ne do na keni në krah gjithmonë! Rroftë Shqipëria!
© SYRI.net
SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi, Noka: Sulm politik i orkestruar nga mercenarët e narko-rilindjes
'Diaspora nuk ka për tia falur Ramës! Shqiptarët e bashkuar pushteti i tmerruar! Dita e 105 e protestës në foto
Shqiptari nga Anglia: Rama dha urdhër të mos hyjmë në shesh! Të rrimë këtu derisa ta shporrim nga zyra antishqiptarin