Pas përfundimit të fjalimeve te Kryeministria, protestuesit njoftuan se nuk do të nisin marshimin por do të rrethojnë Kryeministrinë. Në ditën e 105-të të protestës kundër qeverisë Rama, u bashkua edhe diaspora shqiptare, e cila ka mbushur plot bulevardin.
Shqiptarët janë shprehur njëzëri se kërkojnë dorëheqjen e penegociueshme të Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në Kryeqytet.
“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.













