Plot emocione, Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh mungesë (VIDEO)
Këngëtarja Celine Dion mbrëmjen e kësaj të shtune u rikthye ne skenë teksa nisi një turne ku pritet të zhvillojë 26 koncertet. Mbrëmja e sotme shënon rikthimin e saj në skenë pas një mungese prej më shumë se gjashtë vitesh.
E veshur me një fustan të zi pa rripa, Dion hapi shfaqjen me këngën e saj “On ne change pas”. E mbushur me emocione, ajo ndaloi së kënduari për një moment, me 30,000 spektatorët në Plenitude Arena, pranë Parisit, duke brohoritur ritmikisht emrin e saj.
Këngëtarja 58-vjeçare ka luftuar me një sëmundje të rrallë neurologjike gjatë viteve të fundit, duke e detyruar të tërhiqet nga detyra aktive. Ajo është planifikuar të japë gjithsej 26 koncerte gjatë tetë muajve të ardhshëm.
Në vitin 2022, ajo njoftoi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi dhe spazma muskulore, dhe që atëherë është tërhequr nga syri i publikut. Ajo bëri vetëm një paraqitje mbresëlënëse në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024.
Kishin dalë për peshkim, 15-vjeçari shpëtohet në Alaskë pas dy ditësh në varkën e përmbysur. Dy viktima
Gjykatësi amerikan: Plani i Trump për të përgjysmuar fuqinë punëtore të FEMA-s, ka shkelur ligjin
Ushtria izraelite kryen bastisje në Bregun Perëndimor të pushtuar, plagoset një fëmijë
- 21:42 “Nëse dënohet Thaçi, radhën e ka Zelenskyy”, Deputeti i PDK: Ai e ka respektuar drejtësinë…
- 21:26 “Nuk kanë prova”, Milori: Është gjykatë famëkeqe. I ka mbajtur 7 vite në paraburgim ish-anëtarët e UÇK-së
- 21:07 Thaçi kurban i Hagës! Loli: Dikush duhet të paguajë për padrejtësinë, fatkeqësisht diçka negative do…
- 20:39 Kishin dalë për peshkim, 15-vjeçari shpëtohet në Alaskë pas dy ditësh në varkën e përmbysur. Dy viktima
- 20:15 U arrestua 2 ditë më parë në Athinë, identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje. Iu gjetën në banesë 2 milionë euro
- 20:07 FOTO/ Ky është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi