Teuta ka mundur 2-0 Vorën në “Niko Dovana” dhe falë këtij suksesi momentalisht ngjitet e vetme në krye të renditjes në kuotën e 10 pikëve.
mejiego në pjesën e parë dhe Pedro në të dytën shënojnë për durrsakët.
Ndeshja ka qenë e bukur dhe e luftuar, por nuk kanë munguar edhe protestat e miqve për penalltinë e akorduar në fundin e ndeshjes.
Teuta shfaqet më kërkues në fillimin e ndeshjes, por Vora fiton një penalti, që më pas anulohet pas verifikimit në VAR nga gjyqtari Myrtja.
Në limitet e pjesës së parë, Teuta kalon në avantazh falë golit të shënuar nga Umejiego.
Vora është më kërkuese në pjesën e dytë dhe i afrohet golit të barazimit në disa raste.
Në fundin e takimit gjyqtari Myrtja bëhet sërish protagonist, pasi akordon një penallti për Teutën, që kthehet në gol nga Pedro.
Miqtë kontestojnë këtë vendim, por nuk arrijnë që të ndryshojnë vendimin e gjyqtarit.
Mbyllet 2-0 ndeshja në Durrës. Teuta ngjitet përkohësisht e vetme në krye të renditjes me 10 pikë, ndërsa Vora pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat.
© SYRI.net
Mastantuono thyen rekordin e Messit me tregolëshin e parë në Evropë
Courtois për shokun e skuadrës te Reali: Vinicius është një ‘provokator’
VIDEO/ Diego Moreira futet si zëvendësues dhe shmang humbjen e Milanit ndaj LaziosBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: