Franco Mastantuono ka shpërthyer me një paraqitje fantastike në Serie A, duke realizuar tregolëshin e parë në Evropë dhe duke thyer një rekord të Lionel Messit.
19-vjeçari ishte protagonist absolut në fitoren 4-2 të Fiorentinës ndaj Venezias, duke i dhënë skuadrës së tij pikët e para të sezonit.
Mastantuono e nisi ndeshjen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i nevojitën vetëm 98 sekonda për të shënuar dy gola dhe për të përmbysur rezultatin.
Argjentinasi e kompletoi tregolëshin në minutën e 84-t, duke vulosur fitoren e rëndësishme të Fiorentinës.
Me këtë paraqitje, Mastantuono u bë argjentinasi më i ri që shënon tregolësh në një nga pesë ligat kryesore të Evropës.
Ai e realizoi këtë arritje në moshën 19 vjeç e 28 ditë, duke thyer rekordin e Lionel Messit.
Mastantuono ishte 231 ditë më i ri se Messi kur legjenda argjentinase shënoi tregolëshin e tij të parë në një ligë të madhe evropiane.
Për më tepër, Messi e kishte realizuar atë tregolësh në një ndeshje historike të “El Clásicos” kundër Real Madridit më 10 mars 2007.
Mastantuono iu bashkua Real Madridit në vitin 2025 nga River Plate për 45 milionë euro, por deri tani kishte hasur vështirësi për të treguar potencialin e tij.
Në 35 paraqitje me “Los Blancos”, ai kishte shënuar vetëm tre gola dhe kishte dhënë një asistim, me një mesatare prej rreth 42 minutash për ndeshje.
Tashmë, në vetëm një takim me Fiorentinën, argjentinasi ka shënuar po aq gola sa kishte realizuar në periudhën e tij te Real Madridi.
Fiorentina gjithashtu mori fitoren e parë të sezonit në Serie A, pas një starti katastrofik me tri humbje.
Pas shkarkimit të Fabio Grossos, Paolo Vanoli u rikthye në stol dhe debutimi i tij u shoqërua me një shpërthim të jashtëzakonshëm të Mastantuonos.
Argjentinasi do të qëndrojë te Fiorentina në formë huazimi deri në verën e ardhshme, ku tashmë pritet të ketë një rol shumë më të rëndësishëm.
© SYRI.net
Teuta mund pastër Vorën dhe ngjitet në krye të renditjes së Superiores
Courtois për shokun e skuadrës te Reali: Vinicius është një ‘provokator’
VIDEO/ Diego Moreira futet si zëvendësues dhe shmang humbjen e Milanit ndaj LaziosBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: