Detaje të reja - Shpërthim në Shkodër, eksploziv në oborrin e banesës së 60-vjeçarit (EMRI)

22:26, 12/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shkodra u trondit mbrëmjen e sotme nga një shpërthim.

Ka qenë ora 21:30 kur në në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, "në oborrin e banesës së shtetasit Metin Bushati, rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale'  informoi mbrëmjen e sotme policia e Shkodrës'

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Banesa ku ndodhet shpërthimi ndodhet në afërsi të godinës së Bashkisë Shkodër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco