Lajmi i fundit

LIVE - 105 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

'Divjaka e qytetarëve, jo e tradhëtarëve' / Sot dita e 44-t e protestës kundër bashkimit me Lushnjën

'Divjaka e qytetarëve, jo e tradhëtarëve' / Sot dita e 44-t e protestës kundër bashkimit me Lushnjën

22:34, 12/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Divjaka ka shënuar ditën e 44-t të protestës kundër reformës administrative dhe bashkimit të bashkisë me Lushnjën.

Në sheshin e qytetit qytetarët qëndrestarë vijuan të kërkojnë që Divjaka të mbetet bashki më vete.

Qytetarët kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë dhe kërkojnë që shërbimet administrative e publike të vazhdojnë të ofrohen në vendin e tyre.

Në protestë ishte edhe një pensionist i sëmurë, i cili ndau vështirësitë me të cilat përballet për të marrë shërbime shëndetësore në Lushnjë.

Ai i bëri apel qeverisë që të mos e shkrijë Divjakën, duke kërkuar që qytetarët të kenë mundësi t’i marrin shërbimet pranë vendbanimit të tyre.

Pensionisti u shpreh gjithashtu se me të ardhurat nga pensioni e ka të vështirë të përballojë jetesën, ndërsa çmimet, sipas tij, rriten çdo ditë.

Në përfundim të protestës, qytetarët vijuan ritualin e përjavshëm me një marshim në rrugët e qytetit.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrjet: “Divjaka bashki!”, si dhe “Divjaka e qytetarëve, jo e tradhtarëve!”.

Qytetarët deklarojnë se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim, në mbrojtje të statusit të Divjakës si bashki më vete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco