Ora 23:00 - Prej disa orësh sheshi përpara kryeministrisë vijon të jetë me protestues të cilët këtë herë zgjodhën të mos ndjekin itinerarin e marshimit por të vijojnë rezistencën aty përpara kryeministrisë dhe të mos largohen deri në largimin e Ramës nga zyra
Në ditën e 105 protestës iu bashkuan dhe qindra qytetarë nga diaspora të cilët udhëtuan nga shtete të ndryshme të Europës për të qenë në shesh kundër qeverisë Rama.
"Nuk ka marshim. Marshimi nuk sjell asgjë. Të rrethojmë kryeministrinë. Diaspora ka ardhur dhe ne do të bashkohemi me ta. Duhet të rrëzohet kjo qeveri. Ky sistem i kalbur enverist. Këtu derisa të ikin" tha një qytetare ne podium.
Ndërkohë më parë një tjetër shqiptar nga diaspora bëri thirrje për mosbindje civile duke bllokuar rrugët e Tiranës.
"Ne si diasporë kemi vendosur të nisim mosbindjen civile. Të bllokojmë rrugët e Tiranët. Të bashkohemi' tha qytetari ndërsa të tjerët thërritën në kor mosbindje civile.
Herë pas here dëgjohen thirrje: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë.
Pak më parë një grup protestuesish rrethuan godinën e kryeministrisë ndërsa disa të tjerë bllokuan lëvizjen e makinave në unazën e vogël.
Sot në ditën e 105-të diaspora iu bashkua edhe një herë qytetarëve që prej më shumë se tre muajsh vijojnë të protestojnë dhe kërkojnë largimi e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të ndershme dhe të lira.
Një shqiptar nga Anglia i cilu iu bashkua në shesh protestës akuzoi Ramën se kishte urdhëruar ndalimin e shqiptarëve në kufi me qëllim që të mos bashkohen në proteste. Por edhe emigrantë të tjerër të ardhur nga Italia, Luksenburgu, Frana e shtete të tjera të e shtete të tjera kanë vënë theksin ne fjalën e tyre te largimi i Edi Ramës
Gjatë protestës Të gjithë qytetarët në shesh ndezën blicat e celularëve dhe thirrën “Dorëheqje, dorëheqje”.
Përveç flamujve kuq e zi që valëviten përgjatë gjithë bulevardit, në duart e protestuesve ishin edhe pankarta të shumta me mesazhe të forta e me akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit.
© SYRI.net