Protesta e të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo”, ka hyrë sot në ditën e saj të 105-të. Pasi u mblodhën fillimisht rreth orës 19:00 në sheshin “Skënderbej”, qytetarët marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar më tej me mbajtjen e fjalimeve të tyre.
Pas përfundimit një pjesë e qytetarëve rrethuan kryeministrinë, ndërsa një pjesë tjetër nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata vijuan itinerarin e tyre deri në zonën e “Zogut të Zi” aty ku u përballën me një kordon policie i cili nuk i lejoji të vijonin marshimin më tej.
Policia u bëri disa herë thirrje që të lirohej rruga, por përkundrazi protestuesit u kthyen përsëri në marshim. Në pamundësi për të vijuar marshimin në drejtim të Bulevardit Zogu i Parë, ata vijuan në drejtim të 21 Dhjerorit nën monitorimin e një numri të madh forcash policie, të cilat vazhdimisht bënë thirrje për lirimin e rrugë.
Tashmë përmes “Rrygës së Kavajaës”, pritet që të rikthehen në “bazë”, te kryeministria, aty ku edhe ndodhen një pjesë e protestueseve, teksa krahë ture po ecin edhe qindra forca policie.
