E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zhduket në Detin e Javës anija me mbi 240 persona, alarm në Indonezi (VIDEO)

Ilustrim · Vizion Plus

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Indonezi për gjetjen e anijes së pasagjerëve Virgo Transport 8, në bordin e së cilës dyshohet se ndodhen më shumë se 240 persona, pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Anija ishte nisur nga Surabaya, në lindje të ishullit Java, ndërsa gjatë udhëtimit raportohet se është përballur me kushte të vështira atmosferike. Kontakti me të është humbur në orët e para të mëngjesit të së dielës, 13 shtator.

Pas humbjes së kontaktit, autoritetet indoneziane të kërkim-shpëtimit u vunë menjëherë në lëvizje.

Autoritetet po koordinohen me shërbimet detare dhe po monitorojnë nga afër kushtet e motit në zonë.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima. Megjithatë, shqetësimi për fatin e më shumë se 240 personave në bord po rritet, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në Detin e Javës.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.