Zhduket trageti në Indonezi, një i vdekur dhe 103 të shpëtuar

13 Shtator 2026 | 08:43

Një person ka humbur jetën dhe 103 të tjerë janë shpëtuar të dielën, pasi një traget me 243 persona në bord u zhduk pranë ishullit Java në Indonezi.

Trageti ishte duke lundruar mes ishujve Java dhe Borneo kur u përball me kushte të vështira atmosferike dhe dallgë deri në 2.5 metra të larta.

Shefi lokal i kërkim-shpëtimit, I Putu Sudayana, konfirmoi se ekipet e emergjencës kanë evakuuar me sukses 103 persona, ndërsa një pasagjer ka ndërruar jetë.

Operacioni i shpëtimit është zhvilluar në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme. Sudayana tha se edhe anija 40 metra e gjatë e Agjencisë së Kërkim-Shpëtimit të Indonezisë, Basarnas, u përball me rrezik të madh për shkak të dallgëve dhe motit të keq.

Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi një motoskaf me tetë persona në bord, mes tyre pesë gazetarë që po raportonin për shpërthimin e malit Anak Krakatoa, u zhduk në ujërat indoneziane. Kërkimet për këtë anije vijojnë ende.

Indonezia, e përbërë nga më shumë se 17 mijë ishuj, mbështetet gjerësisht te transporti detar, i cili është një nga mënyrat kryesore të lëvizjes mes ishujve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Adoleshenti hetohet planifikim e një sulmi ndaj shkollës pas bisedave me ChatGPT

Policia Federale e Argjentinës kontrolloi banesën e një adoleshenti në Buenos Aires, pasi autoritetet amerikane ngritën alarmin për biseda të tij me ChatGPT lidhur me...
07:14 | 13/09/2026

Rreziku nga Inteligjenca Artificiale, drejtuesit e kompanive kryesore të AI kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të teknologjisë

Drejtuesit e disa prej kompanive më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale po kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të modeleve më të avancuara. Kërkesa vjen pas shqetësimeve...
01:11 | 13/09/2026

Plot emocione, Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh mungesë (VIDEO)

Këngëtarja Celine Dion mbrëmjen e kësaj të shtune u rikthye ne skenë teksa nisi një turne ku pritet të zhvillojë 26 koncertet. Mbrëmja e sotme shënon rikthimin e...
21:59 | 12/09/2026