• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Stuhia në Elbasan/ Përmbytet qyteti, dhjetëra banesa e makina nën ujë

09:01 : 13/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Elbasani dje u përball me një stuhi të jashtëzakonshme .60 mm shi në vetëm 30 minuta, rreth 30 banesa e 20 bodrume të përmbytura, dhjetra automjete të dëmtuara dhe pemë të rrëzuara.

Një stuhi me reshje me intensitet të jashtëzakonshëm goditi gjatë mesditës së të shtunës qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të territorit të bashkisë, duke shkaktuar problematika të menjëhershme në infrastrukturë, banesa, biznese dhe qarkullimin rrugor.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga Bashkia Elbasan, brenda vetëm 30 minutave janë regjistruar rreth 60 milimetra reshje shiu, një sasi e konsiderueshme që solli grumbullime të mëdha uji dhe përmbytje në disa pika të qytetit.

Menjëherë pas shfaqjes së problematikave, ekipet e emergjencave dhe shërbimeve publike dolën në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të menaxhuar pasojat e stuhisë. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë person i lënduar.

Nga verifikimet paraprake të strukturave të Bashkisë, uji ka prekur rreth 30 banesa dhe 20 bodrume, në të cilat është ndërhyrë me pompa për largimin e ujit dhe rikthimin gradual të ambienteve në gjendje normale.

Lexo edhe:

Rrebesh shiu e stuhi në Elbasan, përmbyten rrugët

92 familje pa ujë të pijshëm në Fushë Buall, banorët: Punimet e hidrocentralit devijuan burimet

Dëmet më të konsiderueshme janë evidentuar te automjetet e parkuara në parkimet nëntokësore, të cilat janë përballur me depërtimin e ujërave të reshjeve.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu rrëzimin e 10 pemëve, të cilat janë larguar nga rrugët nga ekipet e shërbimeve publike, duke mundësuar hapjen e akseve dhe normalizimin e qarkullimit.

Problematika nuk janë kufizuar vetëm në qytetin e Elbasanit. Prurjet e krijuara nga reshjet kanë shkaktuar dëmtime dhe vështirësi në disa rrugë të fshatrave dhe njësive administrative.

Mjetet dhe ekipet e shërbimeve publike kanë ndërhyrë në terren për pastrimin e rrugëve nga materialet e sjella nga prurjet, duke bërë të mundur rikthimin e qarkullimit në segmentet e prekura.

Bashkia Elbasan ka bërë të ditur se të gjitha ndërmarrjet publike vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, me ekipe të angazhuara në terren për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në çdo pikë ku paraqitet nevoja.

Edhe gjatë ditës së diel, strukturat e Bashkisë Elbasan vijojnë punën në terren për pastrimin, sistemimin dhe rikthimin në gjendje normale të zonave të prekura.

Sipas Bashkisë, ndërhyrjet do të vijojnë pa ndërprerje në qytet dhe në njësitë administrative, deri në eliminimin e plotë të pasojave të shkaktuara nga reshjet.

Moti i keq i së shtunës nuk preku vetëm qytetin e Elbasanit, por pothuajse të gjithë territorin e qarkut të Elbasanit.

Reshjet intensive dhe prurjet e krijuara kanë shkaktuar problematika në segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare dhe rurale, duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Në disa zona janë raportuar gjithashtu përmbytje të tokave bujqësore, ndërsa strukturat lokale dhe shërbimet e emergjencave kanë vijuar monitorimin e situatës.

Pavarësisht intensitetit të jashtëzakonshëm të reshjeve, bilanci paraprak në Elbasan nuk regjistron persona të lënduar, ndërsa puna e strukturave publike vijon për të evidentuar dëmet dhe për të rikthyer normalitetin në të gjitha zonat e prekura. /BW

Etiketa: elbasanmoti i keq

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrebesh shiu e stuhi në Elbasan, përmbyten rrugët

15:29 : 12/09/2026
AKTUALITET

92 familje pa ujë të pijshëm në Fushë Buall, banorët: Punimet e hidrocentralit devijuan burimet

16:54 : 10/09/2026
AKTUALITET

Dhunohet në qendër të qytetit drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku

09:51 : 10/09/2026
AKTUALITET

Banorët e Letanit në Elbasan protestojnë kundër ndotjes nga guroret: Na ka mbuluar pluhuri

10:35 : 09/09/2026
AKTUALITET

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Elbasan

16:39 : 07/09/2026
AKTUALITET

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi

19:51 : 06/09/2026

TË GJITHA

Stuhia në Elbasan/ Përmbytet qyteti, dhjetëra banesa e makina nën ujë

09:01 : 13/09/2026

Media amerikane jehonë protestës kundër Ramës, publikon pamje nga tubimi

08:44 : 13/09/2026

Këmbimi valutor, 13 shtator 2026

08:27 : 13/09/2026

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta ?! TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

08:09 : 13/09/2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 13/09/2026

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 12/09/2026

“Arrestoni Ramën”, protestuesit vazhdojnë rrethimin e Kryeministrisë

22:55 : 12/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com