Arabia Saudite mbyll tubacionin e naftës pasi u godit nga disa sulme ajrore
Arabia Saudite ka mbyllur tubacionin e saj East-West, pasi kjo linjë strategjike e transportit të naftës u godit nga sulme ajrore, në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme po zgjerohet, duke shtuar presionin mbi tregjet e energjisë.
Eksportuesi më i madh i naftës bruto në botë mbylli përkohësisht tubacionin pas një sulmi me dronë, për të cilin si Bagdadi ashtu edhe Riadi thanë se kishte origjinën nga Iraku, ku veprojnë milici të mbështetura nga Irani. Iraku shkarkoi të shtunën një komandant ushtarak në reagim ndaj sulmit.
Tubacioni, me gjatësi 1,200 kilometra, që përshkon Gadishullin Arabik, i ka lejuar Arabisë Saudite të shmangë kufizimet e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit, ku lëvizja e cisternave është reduktuar ndjeshëm për shkak të luftës gjashtëmujore mes SHBA-së dhe Iranit.
Ministria saudite e Energjisë tha se kishte mbyllur tubacionin si masë parandaluese. Linja ka transportuar muajt e fundit 4 deri në 5 milionë fuçi naftë në ditë, duke përbërë rreth 4%-5% të furnizimit global.
Nuk pati menjëherë një pretendim për përgjegjësinë e sulmeve. Imazhet satelitore treguan tym të zi që ngrihej nga një zonë e tubacionit në jug të Medinës. Sulmi shkaktoi disa të plagosur dhe dëme që po vlerësohen, tha Ministria e Jashtme saudite, pa dhënë detaje mbi ndikimin në eksportet e naftës
Zhduket trageti në Indonezi, një i vdekur dhe 103 të shpëtuar
Adoleshenti hetohet planifikim e një sulmi ndaj shkollës pas bisedave me ChatGPT
Rreziku nga Inteligjenca Artificiale, drejtuesit e kompanive kryesore të AI kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të teknologjisë
- 08:49 Suedia voton, e djathta ekstreme synon të marrë rolin në qeverisje
- 08:43 Zhduket trageti në Indonezi, një i vdekur dhe 103 të shpëtuar
- 07:14 Adoleshenti hetohet planifikim e një sulmi ndaj shkollës pas bisedave me ChatGPT
- 06:28 Këshillat e ekspertëve: 5 gjëra që nuk duhet t’i ndani me ChatGPT
- 01:11 Rreziku nga Inteligjenca Artificiale, drejtuesit e kompanive kryesore të AI kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të teknologjisë
- 00:54 Faqja me mbi 100 “gazetarë” të krijuar nga AI përdor lajmet e mediave reale, ngrihet alarmi për gazetarinë