Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dasmë në familjen e Nard Kokës, djali i tij Roni i jep fund beqarisë, ka punuar edhe si këshilltar i Ramës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Dasmë në familjen e Nard Kokës, djali i tij Roni i jep fund
Roni Koka dhe partnerja e tij, Suela Molla

Roni Koka, djali i biznesmenit të njohur në qytetin e Durrësit, Leonard Kokës, i cili është vëllai i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, mbrëmjen e së shtunës i ka dhënë fund beqarisë, teksa ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Suela Molla.

Në një ceremoni të mbajtur në një sallë eventesh në qytetin e Durrësit, gjithçka ka qenë e planifikuar me detaje. Dekori, lulet dhe atmosfera festive e kanë kthyer ceremoninë në një nga momentet e veçanta për familjen Koka, e cila ka martuar djalin e familjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, vihet re se në ceremoni kanë marrë pjesë një numër i madh të ftuarish. Ndërsa darka është shoqëruar edhe me muzikë live, ndërsa në mesin e artistëve që kanë performuar ka qenë edhe këngëtari Ervis Behari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Roni Koka është një emër i njohur edhe për angazhimin e tij në politikë. Më herët, ai ka shërbyer si anëtar i Kabinetit të Kryeministrit Edi Rama, duke qenë pjesë e stafit pranë kreut të qeverisë. 

Ndërsa edhe vetë biznesmeni Nard Koka është një emër i njohur në botën e biznesit, politikës dhe medias shqiptare, pasi konsiderohet si një nga emrat më me ndikim në qytetin e Durrësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese