SOCIALE

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shtator 2026, 09:16
Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi se konkurrentët e tyre në rajon, si pasojë e varësisë së madhe nga inputet e importuara, mbështetjes së ulët financiare nga shteti, mungesës së fuqisë punëtore dhe dobësive në infrastrukturën bujqësore. Kombinimi i këtyre faktorëve e bën prodhimin vendas më të shtrenjtë dhe dobëson konkurrueshmërinë e tij përballë produkteve që vijnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), fermerët e vegjël në rajon, veçanërisht ata në Shqipëri, shpenzojnë mesatarisht rreth 28% të vlerës së përgjithshme të prodhimit vetëm për blerjen e farërave, plehrave kimike dhe pesticideve.

Pjesa më e madhe e këtyre inputeve sigurohet nga importi, ndaj kostot e fermerëve ndikohen drejtpërdrejt nga çmimet ndërkombëtare, kursi i këmbimit dhe shpenzimet e transportit.Për fermat e vogla, të cilat dominojnë strukturën e bujqësisë shqiptare, mundësitë për të blerë me shumicë dhe për të negociuar çmime më të favorshme janë të kufizuara. Një nga arsyet kryesore që e vendos bujqësinë shqiptare në pozita më të pafavorshme është niveli i ulët i subvencioneve të drejtpërdrejta.

Të dhënat e raportuara ndër vite tregojnë se vendet e tjera të rajonit kanë dhënë mesatarisht mbi 53 euro mbështetje direkte për hektar, ndërsa në Shqipëri, kjo mbështetje është llogaritur historikisht në rreth 3 euro për hektar.Diferenca është afërsisht 18 herë. Ky hendek do të thotë se fermeri shqiptar duhet të përballojë nga të ardhurat e veta një pjesë shumë më të madhe të kostove.Në vendet fqinje, subvencionet mbulojnë një pjesë të shpenzimeve për inputet, karburantin, mekanikën bujqësore ose investimet, duke mundësuar që produkti të dalë në treg me çmim më konkurrues. Për pasojë, produktet shqiptare përballen me konkurrencë jo vetëm nga prodhimi i Bashkimit Europian, por edhe nga mallrat bujqësore të vendeve të rajonit që kanë politika më të qëndrueshme mbështetëse.

Kostove të drejtpërdrejta u shtohen edhe humbjet që burojnë nga ndryshimet klimatike, thatësirat dhe infrastruktura e pamjaftueshme e ujitjes. Raporti i FAO-s mbi gjendjen e ushqimit dhe bujqësisë evidenton se kostot e fshehura të sistemit bujqësor, ku përfshihen dëmet mjedisore dhe humbjet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, rëndojnë më shumë mbi vendet me të ardhura dhe kapacitete investuese më të kufizuara.

Në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, mungesa e sistemeve moderne të ujitjes e rrit varësinë e prodhimit nga kushtet atmosferike.Një sezon i thatë mund të ulë ndjeshëm rendimentin, ndërsa shpenzimet për punimin e tokës, farërat, plehrat dhe pesticidet mbeten të njëjta. Kjo e rrit më tej koston për njësi prodhimi dhe rrezikun financiar të fermerit. Një tjetër presion i fortë vjen nga mungesa e fuqisë punëtore. Emigrimi dhe largimi i popullsisë nga zonat rurale kanë reduktuar numrin e punëtorëve të disponueshëm në bujqësi.

Mungesa është veçanërisht e ndjeshme gjatë periudhave të mbjelljes dhe vjeljes, kur kërkesa për punëtorë rritet brenda një kohe të shkurtër. Fermerët detyrohen të ofrojnë paga ditore më të larta, ndërsa në shumë raste, prodhimi nuk mblidhet në kohë ose një pjesë e tij mbetet në parcela. Varësia nga inputet e importuara, subvencionet shumë më të ulëta se në vendet fqinje, rendimentet e kufizuara, problemet me ujitjen dhe shtrenjtimi i fuqisë punëtore po krijojnë një barrë të shumëfishtë për bujqësinë shqiptare.

Pa një rritje të mbështetjes dhe investimeve që ulin koston për njësi, fermerët vendas rrezikojnë të humbasin më tej terren përballë importeve dhe prodhuesve të subvencionuar të rajonit./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve