Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërcet arma në Mat, qëllohet me breshëri në drejtim të një makine! Autorët djegin edhe mjetin e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Kërcet arma në Mat, qëllohet me breshëri në drejtim
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në qytetin e Matit, ku bëhet me dije se ndaj një automjeti është qëlluar me breshëri armësh. Mësohet se mjeti ndaj të cilit është qëlluar ishte i parkuar dhe, nga të shtënat, paraprakisht nuk ka persona të lënduar.

Pasi kanë qëlluar ndaj automjetit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe më pas, në një distancë, kanë djegur makinën e tyre.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e përfshirë në incident. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet që të ketë edhe një reagim zyrtar nga ana e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese